75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Gj Sh

Mësohet çfarë u diskutua në takimin mes Mourinhos dhe drejtuesve të Realit, zbulohet edhe data e prezantimit

Jose Mourinho do të jetë trajner i ri i Real Madridit, si pasardhës i Alvaro Arbeloas.

Portugezi mbrëm kishte një takim të gjatë me drejtuesit e ”Los Blancos” ku janë diskutuar shumë gjera, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, është diskutuar për lojtarët të cilët i dëshiron në skuadër, transferimet që duhet bërë dhe strategjinë për vitet e ardhshme.

Prezantimi i tij si trajner nuk do të bëhet tani, por gjatë muajit korrik.

Mourinho do ta filloj punën si trajner i Real Madridit, me datë 13 korrik./IndeksOnline/