75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / OSH

Ndahen 150 mijë euro për Deçanin, ministri Krasniqi bën propozim në Qeveri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka propozuar ndarjen e 150 mijë eurove për komunën e Deçanit.

Në fjalën e tij në mbledhje të Qeverisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se 150 mijë eurot do të shfrytëzohen për financim të rregullimit të sistemit të ujësjellit, pas situatës së dyshimtë të helmimit të shumë qytetarëve të kësaj komune.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke marrë parasysh situatën e rënduar pas shpalljes së gjendjes së emergjencës së jashtëzakonshme nga Komuna e Deçanit bazuar në mandatin ligjor per mbështetje të komunave si dhe në Ligjin mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës përmes programit për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunimit ndër komunal do të ndajë mjete financaire në vlerë prej 150,000.00 Euro për mbështje të Komunës së Deçanit për finacim të projektit për trajtimin dhe rregullim e sistemit të ujësjellësit, në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet më” ka thënë ministri Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/