Aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Sot rreth orës 15:25 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në aksin rrugor Suharekë – Vërmicë.
Burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës tregojnë që në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Si pasojë e kësaj, lëndime trupore ka marrë një person por që është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes të cilat janë duke i ndërmarrë veprimet e duhura policore./Indeksonline/