75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 16 Korrik 2021 / k.v

Deputetja Albana Bytyqi e dënon dhunën e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka reaguar pas ushtrimit të dhunës nga policia ndaj grave dhe të moshuarit në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Ajo ka thënë se Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla.

“Dhuna e ushtruar sot ndaj grave dhe të moshuarit, nga Policia e Kosovës duhet dënuar nga Institucionet. Qeveria aktuale ka qenë me vite kundërshtuese e fyese ndaj Policisë dhe shtetit në protesta të tilla. Sot ata shikuan nga dritaret, portalet apo nga vija bregëdetare si ndonjë pjesë filmi”, ka thënë deputetja Bytyqi.

Sipas saj, Grupi i Grave Deputete, Presidentja dhe të gjitha shoqatat e grave duhet të reagojnë ndaj një gjesti të tillë ndaj një gruaje.

“Shteti duhet të reagoj në situata të tilla dhe duhet dënuar një vepër e tillë, ushtruar ndaj protestueseve dhe të na dëshmoj që jemi të lirë dhe jo në një shtet të uzurpuar”, ka thënë ndër të tjera ajo./IndeksOnline/