75 Mall Live Search
18:50 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Donjet Bislimi takon presidenten sllovake Çaputova, diskuton me të për çështjet rinore në Kosovë

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, po qëndron në Sllovaki, me rastin e ceremonisë së hapjes së zyrave qendrore të European Democracy Youth Network (EDYN) në Bratisllavë.

Bislimi ka shkruar për rëndësinë e kësaj zyre, e cila ka demokracinë në fokus, duke pasur mundësi të takojë edhe personalitete të shquara të politikës globale.

“Isha i nderuar të kem mundësinë e takimit me Presidenten e Sllovakisë, shkëlqesinë e saj Zuzana Čaputová”, ka shkruar Bislimi.

Postimi i plotë:

Falë EDYN-it dhe angazhimit tonë për demokraci në vendet tona, po arrijmë të takojmë liderë të ndryshëm dhe të flasim për shtetet tona.

Isha i nderuar të kem mundësinë e takimit me Presidenten e Sllovakisë, shkëlqesinë e saj Zuzana Čaputová, të cilën pata mundësinë që ta informoj për rininë e Kosovës dhe angazhimet tona!