Zyrtare: Milot Rashica në formacionin startues të Norwichit në miqësore

Futbollisti kosovar, Milot Rashica do të debutoj nga minuta e parë për Norwichin në miqësore ndaj skuadrës, King’s Lynn Town.
Rashica e nis ndeshjen nga fillimi bashkë me transferin tjetër të Norwichit, Billy Gilmour, transmeton Indeksonline.
Ndeshja do të luhet në ora 20:00 dhe do të jetë live në Youtube, në kanalin zyrtar të Norwichit.
Rashica u transferua këtë verë tek Norwichi nga Werder Bremen./Indeksonline/