75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj: LDK e PDK si “fëmiu i vogël”, vetëm ankohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka kritikuar sjelljet e LDK-së dhe PDK-së, pasi sipas tij, sa herë që humbin, sillen si “fëmiu i vogël”, shkruan Indeksonline.

Sipas Molliqajt, Vetëvendosje ka fituar edhe në Prishtinë edhe në Prizren, andaj duhet ta pranojnë këtë realitet e të mos shpifin.

Ky është postimi i plotë:

LDK-ja e PDK-ja po sillen si ai ”fëmiu i vogël” i cili sa herë humbë ankohet dhe kërkon me e nisë lojën nga fillimi.

Zgjedhjet kanë përfunduar të dielën dhe VETËVENDOSJE! është fituese në Prishtinë dhe Prizren. Ndaq pranojeni tash, ndaq priteni certifikimin e rezultateve. Ama, mos vazhdoni me shpifë përmes mediumeve tuaja propaganduese sepse fushata ka mbaruar.