Gentian Emini vazhdon kontratën me Ulpianën

Mbrojtësi Gentian Emini ka zgjatur kontratën me klubin e Ulpianës.
Mbrojtësi shtatlartë ka nënshkruar kontratë të re me kohëzgjatje prej tri vitesh, që do ta mbajë atë deri në vitin 2024 në “Sami Kelmendi”.
Mbrojtësi lipjanas shihet si figurë e rëndësishme për klubin pas largimit të kapitenit, Akil Makolli.
Lajmin për rinovimin e kontratës së Eminit e kanë bërë të ditur burimet e gazetës mbrenda klubit bardhekaltërt.