75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / AR

Kurti pas takimit me Vuçiqin: Serbia refuzoi togfjalëshin “ballafaqim me të kaluarën”, takimi i radhës në shtator

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se ka propozuar një marrëveshje të shkruar si një deklaratë e paqes mes dy vendeve, por që u refuzua.

“Sot e kam përgatitur në mënyre të balancuar, por u refuzua pa u lexuar dhe kjo tregon mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje. Gjithashtu zvkm Bislimi lexoi 11 pika që paraqesin 11 barriera që Seriba i vendos Kosovës në aspektin tregtar, por që nuk dëshironin as për këtë të diskutonin”, ka thënë Kurti, transmeton “Indeksonline”.

Më tutje, ai ka thënë se në muajin shtator do të ketë edhe një takim të krerëve të dy vendeve tona.

Më tutje, ai ka thënë se Vuçiq nuk pranoi që kurrsesi të futet togfjalëshi ballafaqim më të kaluarën duke shtuar se nuk e din pse po i frikësohet të kaluarës.

“Është për të ardhur keq që nuk e patëm një dakordim për një deklaratë të përbashkët. Atmosfera  në takim s’ka qenë e ndryshme nga takimi i kaluar, u bë e qartë se nuk mund të ecim më tutje”, ka shtuar Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovarë ka thënë se pala serbe assesi nuk e dëshironte togfjalëshin ballafaqim më të kaluarën edhe pse ndërmjetësi i dialogut u pajtua për këtë.