Merret vendimi për malazezin që brohoriti “Kosovën do ta lajmë me gjak” në Gazimestan

Gjatë festës së Vidovdanit në Gazimestan, më 28 qershor ishte arrestuar malazezi, Risto Jovanoviq, për thirrjet nacionaliste dhe nxitje të urrejtes “Kosovën do ta lajmë me gjak”.
Ndërsa sot Indeksonline përmes burimeve të veta mëson se është marrë vendimi që i njëjti të dëbohet nga Kosova.

Ndaj tij u vendos ndalim i hyrjes për pesë vite në Kosovë si dhe gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh.
Indeksonline vazhdimisht kishte raportuar për këtë rast.
Kujtojmë që arrestimin e shtetasit malazez kishte tentuar ta pengojë një polic serb, por që i njëjti më pas ishte suspenduar.
