75 Mall Live Search
15:18 / E Diele, 25 Korrik 2021 / OSH

Kryeministri Kurti niset drejt Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të udhëtoj drejt Kroacisë pas aksidentit fatal të autobusit kosovar në Brod të Kroacisë.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri kroat, Andrej Plenkovic. Po ashtu Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka konfirmuar se Kryeministri Kurti është nisur drejt Kroacisë, transmeton Indeksonline.

Kurti do t’i vizitoj të lënduarit dhe do të takohet personalisht me kryeminsitrin kroat.

Në aksidentin e sotshëm që ndodhi në Brod, 10 persona vdiqën, kurse 45 persona janë lënduar./Indeksonline/