Futbollisti uruguajan bën vetëvrasje, rasti i dytë brenda javës

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në futbollin uruguajan.
Vetëm një javë pasi Williams Martinez vrau vetën, në brigjet e Rio La Plata, ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.
Mbrojtësi Emiliano Cabrera ka bërë vetëvrasje.
Ky ishte rasti i tretë i vetëvrasjes i regjistruar në futbollin e Uruguajit në gjashtë muajt e fundit, pasi ish sulmuesi Santiago Garcia papritmas i dha fund jetës pas një lufte të gjatë kundër depresionit.
/Indeksonline/