Vitia jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Kroaci

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për gjendjen e mërgimtarëve pas aksidentit në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona e mbi 40 të tjerë u lënduan.
Vitia po ashtu falënderoi gjithë popullin kroat për ndihëm e ofruar, shkruan Indeksonline.
“E diela ishte tragjike për qytetarët e Kosovës, vecanti për familjarët e viktimave. Ju shprehi ngushëllime të gjithëve për këtë tragjedi e cila mori jetën e 10 bashkatdhetarëve tanë të cilit ishin duke u kthyer në vendlindje nga vendi ku ishin duke punuar. Aty ishin dy shofer, 10 të vdekur 43 të hospitalizuar dhe 15 nga ata kanë qenë pa lendime të cilët nga dita e parë janë vendosur në ambiente të përshtatshme në Kroaci.
Shfrytëzoj rastin ti falendëroj nga kryeministri kroat, ministri i shëndetësisë, nga autoritetet lokale, ambasadore kroate në Republikën e Kosovës e në vecanti drejtorin e spitalit dhe personelit të cilët më përkushtim profesional kanë bërë që pacientët që kanë marrë trajtim të duhur të ndjehen edhe si në shtëpinë e tyre nga përkujdesja e stafit në spital. Në anën tjetër 28 veta janë liruar dhe 15 vazhdojnë trajtimin në spitalin e Brodit.
Një tjetër është me probleme neurologjike dhe sot me vizitën që i bëmë gjendja e pacientës është stabile dhe nevojiten edhe disa ditë derisa të rikuporeohen, ndërsa të tjerët që po trajtohen janë në gjendje stabile përvec të dytë që janë në gjendje më të rëndë, njëri në gjendje më të rendë tjetri ka kaluar rrezikun për jetë.
6 priten të lirohen ditëve në vijim, kanë lëndime të lehta dhe drejtuesit e spitalit kanë parë të arsyeshëm të qëndrojnë deri të enjten derisa 9 të tjerë do të qëndrojnë deri të stasbilizohet më mirë gjendja e tyre.
Në lutemi dhe shpresojmë që sa ma shpejtë që këta të bashkangjiten tek familjet e tyre dhe të vazhdojnë trajtimin në shtëpitë e tyre”.