Spanja kualifikohet në çerekfinale në ‘Tokio 2020’, barazoi me Argjentinën

Spanja barazoi 1-1 me Argjentinën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’.
Mikel Merino kaloi në epërsi Spanjën në minutën e 66-të ndërsa Tomas Belmonte barazoi në minutën e 87-të.
Ky barazim i mjaftoi ‘Stuhisë së kuqe’ për të siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të ballafaqohet me Bregun e Fildishtë.
Ndërsa Argjentina nga 3 ndeshje të zhvilluara mblodhi 4 pikë dhe nuk arriti të siguronte kualifikimin.
/Indeksonline/