75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Goditet me veturë për muri, vdes një grua – arrestohet vozitësja

Një grua ka vdekur dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani.

Ai tha vozitësja është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

“Ju njoftojmë se sot me 29 korrik 2021 rreth orës 11:36  në fsh. Sllatin e ulët, komuna Viti ka ndodhur një vet-aksident Trafiku me fatalitet.

Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendren emergjente të Gjilanit.

Edhe për kundër ndihmës së ofrua Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë,si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident.

Drejtuesja pas tretmanit mjekesor ne spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdher te prokurorit  ndalet ne qendren e ndaljes per 48 orë, gjetsa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.

Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për ti ditë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”, tha ai./IndeksOnline/