34 vjeçari i kërkuar nga Policia për “Armëmbajtje pa leje” arrestohet në Merdarë!

Një person është arrestuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë për veprën penale “Armëbajtje pa leje”, në pikën kufitare në Merdarë.
IndeksOnline mëson se i dyshuari B.TH., 34 vjeçar është dërguar në qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
I dyshuari është nga komuna e Rahovecit./IndeksOnline/