75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 30 Korrik 2021 / k.v

Prokuroria në Gjakovë/ Për 6 muaj ngritë 71 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore Janar-Qershor 2021, ka ngritur 71 (shtatëdhjetenjë) aktakuza, kundër 71 (shtatëdhjetenjë) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.

Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.