Lutja e ministrit Arben Vitia: Vaksinohuni, jemi larg përfundimit të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një konference për medie, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, sidomos nga ata të sektorit publik, si mësimdhënësit, policët e mjekët, të administratës, të marrin vaksinën kundër Covid-19, raporton IndeksOnline.
Kjo sipas Vitisë është e vetmja formë për të mposhtur pandeminë Covid-19 dhe e cila siç ka thënë ai është larg për të përfunduar.
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë asnjë hezitim që tani kur ka vaksina në numër të madh dhe kur qytetarët mund të zgjedhin se çfarë vaksinë të marrin, që mos ta bëjnë atë.
Vitia ka theksuar se e vetmja formë për tu mbrojtur është vaksinimin.
Ndërsa për numrin që po rritet ditëve të fundit të të prekurve me Covid-19, Vitia ka thënë se do të dalin me të dhëna të sakta se si do të veprohet tutje./IndeksOnline/