75 Mall Live Search
21:38 / E Premte, 30 Korrik 2021 / A. A

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus dalin me komunikatë të përbashkët, kritikojnë ashpër UEFA-n

Projekti i Superligës së Evropës nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, pasi shumica e klubeve u tërhoqën.

Por Barcelona, Real Madridi dhe Juventus ende qëndrojnë së bashku për të jetësuar këtë ide.

Tri klubet në fjalë kanë reaguar ashpër ndaj UEFA-së për kërcënimet që kanë marrë muajve të fundit.

“Ne kemi për detyrë të trajtojmë problemet shumë serioze me të cilat përballet futbolli. UEFA është vendosur si autoriteti i vetëm rregullator, operatori ekskluziv dhe pronari i vetëm i të drejtave në garat evropiane të futbollit. Ky pozicion monopol në konfliktin e interesave dëmton futbollin dhe ekuilibrin e tij konkurrues. Ne jemi të kënaqur që nuk do të përballemi më me kërcënime nga UEFA” thuhet në reagimin e klubeve.

/Indeksonline/