Sot finalja e madhe e turnirit gjigante “Selatin Morina”, fituesi do të marr 1000 euro

Qe disa ditë në fshatin Rufc i Vjetër në Lipjan është duke u zhvilluar turniri gjigant i futbollit “Selatin Morina”.
Në këtë turnir morën pjesë hiq më pak se 104 ekipe, transmeton Indeksonline.
Pas shumë ndeshjeve interesante, turniri ka ardhur në fund dhe sot zhvillohet finalja e madhe mes FC Tafa Tori dhe FC Stublla.
Finalja luhet në ora 21:00 dhe fituesi do të marr 1000 euro shpërblim./Indeksonline/