Rrahje për tokë në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, i cili ka sulmuar një person tjetër për tokë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe një tjetër i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet se për shkak të një kontesti pronësor e kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar./Indeksonline/