75 Mall Live Search
17:29 / E Martë, 03 Gusht 2021 / A. A

Premier Liga sjell ndryshim në VAR: Thonjtë e këmbëve e hunda nuk llogariten offside

Edicionin e kaluar, tifozët e futbollit kishin akuzuar zyrtarët e Premier Ligës për gabimet e shumta të sistemit VAR, sidomos në rastet e pozicioneve jashtë loje.

Kryetari i gjyqtarëve në Angli, Mike Riley, ka konfirmuar se këtë vit do të ketë ndryshime në vlerësimin e këtyre situatave.

“Thonjtë e këmbëve dhe hundët e lojtarëve që ishin pozicion jashtë loje, tani nuk do të llogariten kështu. Me këtë rregull, edicionin e kaluar do të kishim 20 gola më tepër që janë anuluar” deklaroi Riley, transmeton Indeksonline.

Pra, kur do të ketë një situatë shumë të afërtë jashtë loje, do të aplikohen linja më të trasha.

/Indeksonline/