75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / C E

Zyrtare: Van Gaal emërohet trajner i Holandës

Louis van Gaal kthehet për të drejtuar Holandën për herë të tretë në karrierën e tij.

69 vjeçari që drejtoi vendin nga viti 2000-2001 dhe nga 2012-2014 do të jetë teknik i tulipanëve deri në fund të Kupës së Botës 2022.

Van Gaal do të pasoj Frank de Boer i cili u shkarkua menjëherë pas eliminimit nga Euro 2020.

Van Gaal udhëhoqi Holandën në vendin e tretë në Kupën e Botës 2014, me ecurinë e tyre mbresëlënëse duke përfshirë një fitore 3-0 ndaj Brazilit dhe një goditje 5-1 të kampionëve të atëhershëm botërorë Spanjës. /IndeksOnline/