Arsenali e befason këndshëm Bukayo Sakan

Bukayo Saka ishte njëri prej lojtarëve më të kritikuar të Anglisë pas humbjes në finalen e Euro2020 kundër Italisë.
Mesfushori anglez humbi penalltinë e fundit, derisa në rrjetet sociale shpërthyen komentet negative për të.
Por nuk mungoi as mbështetja nga miliona njerëz. Pas përfundimit të pushimeve, Saka u rikthye te Arsenali për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri.
Ekipi londinez kishte printuar mijëra mesazhe pozitive që tifozët kanë dërguar për Bukayo Sakan.
“Si mund të gjejë mënyrën për t’i falënderuar të gjithë” u shpreh Saka.
/Indeksonline/