Të gjithë po përpiqen të deshifrojnë tatuazhin në fytyrën e Zayn Malik!

Tatuazhet e Zayn kanë qenë gjithnjë të diskutuar, por ky i fundit po i fikson edhe më shumë njerëzit, sepse nuk e shohin dot se çfarë shkruhet saktësisht. Ai është i vendosur përgjatë nofullës së këngëtarit dhe mjekra e bën të mos duket qartë.
Në foton e fundit që postoi në Instagram duket se s’ka asgjë të pazakontë, por nëse sheh me vëmendje, dallon edhe tatuazhin.
did zayn get a tattoo on his jawline 😯 pic.twitter.com/MP2UkG0uE1
— military wife (@fooI4tae) July 31, 2021
Supozimet e njerëzve, veçanërisht në Twitter, janë të shumta dhe njëri është ndryshe nga tjetri. Dikush është i bindur se bëhet fjalë për diçka të shkruar në gjuhën latine që fillon me “de…”. Disa thonë se shkruhet “de mama”.
Duke u përpjekur të lexojmë tatuazhin e Zayn:
Trying to read zayn jaw tattoo pic.twitter.com/EDtkQx3Yqq
— Ya$mine ☯️ Nana 🔥💍 (@JasmineEBZ) July 31, 2021