75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / C E

Eriksen: Për 4-5 muaj do të më shihni në fushë

Christian Eriksen ishte në vizitë te skuadra e Interit gjatë ditës së djeshme.

Mesfushori danez, i cili me 12 qershor pati një sulm kardiak gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës tani duket se është mirë dhe shumë shpejtë do ta shohim në fushë.

Duke folur me shokët e tij të skuadrës, siç shkruan “Corriere dello Sport”, ai i besoi dëshirës së tij për t’u rikthyer në futboll: “Më doli mirë … Në katër ose pesë muaj do të kthehem për të luajtur“, ishin fjalët e tij.

Ish-futbollisti i Tottenhamit duket i sigurt, prandaj, për të ardhmen e tij. Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në Itali apo jo.

Disa rregulla të Serie A e kufizojnë mundësinë që Eriksen të luaj për Interin dhe ai mund të gjejë një skuadër tjetër jashtë Italisë. /IndeksOnline/