Rashani asiston në debutim me Clermont

Elbasan Rashani e ka filluar mbarë karrierën në futbollin francez.
Pas transferimit te Clermont, sulmuesi kosovar sot debutoi në Ligue 1 kundër Bordeaux.
Rashani hyri në lojë në minutë e 79-të dhe vetëm 3 minuta më vonë asistoi në golin e Bayo.
Clermont fitoi 2-0 pasi në kohën shtesë dyfishoi epërsinë Dossou.
/Indeksonline/