75 Mall Live Search
17:34 / E Diele, 08 Gusht 2021 / A. A

Kosova mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’

Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë mbyllur edhe zyrtarisht sonte, në një ceremoni të veçantë të organizuar në stadiumin olimpik të Tokios.

Flamurin e Kosovës në ceremoninë mbyllëse e mbajti mundësi, Egzon Shala.

Pjesë e ekipit që parakaluan ishin edhe trajneri i mundjes, Sylejman Shala, shefi i misionit, Jeton Rudari, përgjegjësi për media, Kushtrim Krasniqi dhe fizioterapeuti, Fatlind Maraj.

Ceremonia u përshkrua me koreorgrafi të veçantë derisa të pranishmëve iu drejtua presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i cili falënderoi organizatorin Japoninë, për organizimin e mrekullueshëm të këtyre Lojërave.

Stafeta iu dorëzua kryeqytetit të Francës, Parisit, të cilët do të organizojnë Lojërat e ardhshme Olimpike Paris 2024.

Kosova i mbylli Lojërat Olimpike Tokio 2020 me dy medalje të arta, të fituara nga xhudistet, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, që e renditën vendin tonë në vendin 42.