75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / C E

Daku zgjatë kontratën me Osijekun

Mirlind Daku ka zgjatur kontratën me Klubin e Futbollit Osijek.

Ai kishte një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022, dhe tani ai e ka zgjatur atë për dy vjet të tjerë.

Përfaqësuesi i Kosovës kishte debutimin e tij për ekipin e parë të bardhebluve në raundin e fundit kundër Hrvatski Dragovoljac, kur ai pati një shans në fund të ndeshjes.

Sigurisht, jam i kënaqur që jam në planet afatgjata të klubit, gjë që konfirmohet nga kontrata e re. Më takon mua të stërvitem mirë dhe të pres shansin tim, duke shpresuar se mund të përfitoj nga kjo. Konkurrenca është e mirë, por gjithashtu më inkurajon të bëj edhe më mirë. Më vjen mirë që jam përsëri në Osijek, i kam kaluar përgatitjet dhe jam gati të përmbush pritjet e trajnerit. Unë gjithmonë besoj në veten time dhe do të përpiqem të imponohem edhe më shumë”, tha Daku për faqen e klubit. /IndeksOnline/