75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / C E

E bleu 41 milionë euro, Bayern nxjerr yllin në shitje për 10 milionë

Nuk bën më pjesë në planet e Bayern Munich.

Bavarezët kanë nxjerrë në shitje mesfushorin Corentin Tolisso, sipas L’Equipe.

Kohët e fundit është zhvilluar një mbledhje mes drejtuesve të klubit gjerman dhe vendimi është marrë: nëse do të vijë një ofertë prej 10 milionë eurosh, francezi do të largohet.

Për shkak se kontrata e tij skadon pas një viti, është e vështirë të kërkohet një shumë më e lartë, duke marrë parasysh se në katër sezonet e fundit lojtari ka koleksionuar vetëm 57 ndeshje.

Bayern e bleu Tolisso nga Lyon për 41 milionë euro në 2017-ën.