75 Mall Live Search
18:49 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / OSH

Përfundon pjesa e parë, Prishtina në disavantazh kundër Bodo/Glimt

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Bodo/Glimtit dhe Prishtinës në Konferencë Ligë.

Ekipi nga Kosova është në disavantazh kundër kampionit të Norvegjisë, me rezultat 1:0, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 18-të, Botheim kaloi në epërsi norvegjezët. Glimt pati mundësi ta dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të por, Berg nuk arriti të shënoi nga pika e bardhë.

Rezultati momental nga dy ndeshjet është 2:2. Nëse ndeshja mbyllet kështu, atëherë do të shkohet në vazhdime për të kuptuar se cila skuadër do të vazhdoj tutje. /Indeksonline/