75 Mall Live Search
17:36 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / LB

Policia e Kosovës me plan operativ për një siguri më të madhe edhe në transportin publik të udhëtarëve

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të ngritjes së aktiviteteve të tyre në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik si dhe parandalimin e aksidenteve, nga data 05.08.2021 ka filluar me zbatimin e Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtarevem thuhet sipas njoftimit të policisë.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtyre mjeteve të transportit publik të udhëtareve ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën kohore nga data 05.08.2021 deri 15.08.2021 ka shqiptuar njëqind e dyzet e gjashtë (146) fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht mjetet e transportit publik të udhëtareve- transporti me autobusë.