75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 17 Gusht 2021 / LB

Detajet e marrëveshjes së Abrahamit me Romën

Tammy Abraham pritet të zyrtarizohet së shpejti te Roma, pas arritjes së marrëveshjes me Chelsean.

Sipas Fabrizo Romano, Chelsea dhe Roma kanë përfshirë edhe një klauzol që do të jetë e vlefshme nga qershori 2023, për ta blerë prapë për 80 milionë euro.

Roma për Abrahamin do të paguajë 5 milionë menjëherë, ndërsa 35 milionë euro me këste plus bonuset, transmeton Klankosova.tv.

Abrahami tashmë i ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën, ku pritet të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.

Anglezi me Chelsean ka zhvilluar 82 paraqitje dhe ka shënuar 30 gola.