75 Mall Live Search
12:07 / E Martë, 17 Gusht 2021 / LB

SHBA-ja falënderon Kosovën për afganët: Dëshmoi lidership në skenën botërore

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka falenderuar qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë që të pranojnë refugjatët afganë.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se Kosova edhe njëherë ka shfaqur lidership në nivel global.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falenderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë e juaj për t’ju ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jetë të re. Edhe njëherë, Kosova demonstron lidership në nivel global”, ka shkruar Kosnett.

Poashtu sot edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talibanët dhe njerëzit po evakuohen gjithandej.

Ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve.