75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 17 Gusht 2021 / A. A

Regjistrohet rasti i parë me versionin e ri të Covid-19 ‘Lambda’ në Japoni, lidhet me Lojërat Olimpike

Është zbuluar variant i ri i koronavirusit i ashtuquajtur “Lambda” në Japoni.

Sipas lajmeve të agjencisë Kyodo, bazuar në burimet qeveritare, një grua në të 30-tat kishte udhëtuar nga Peruja për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Epidemike (NIID) përcaktoi se gruaja doli pozitiv në variantin “Lambda” pas hetimit të gjurmës së rastit.

Organizata Botërore e Shëndetit kishte njoftuar rreth ekzistimit të këtij varianti në qershor.

/Indeksonline/