75 Mall Live Search
08:32 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Zëdhënësi misterioz i talibanëve që tregoi fytyrën e tij

Prej vitesh ai ka operuar në hije, vetëm një zë në fund të telefonit.

Por të martën kjo ndryshoi kur zëdhënësi Zabihullah Majahid u shfaq në konferencën e parë për shtyp të talibanëve.

Gazetarja e BBC-së, Yalda Hakim thotë se ishte ‘e tronditur’ kur pa fytyrën e një burri me të cilin kishte folur më shumë se një dekadë, duke iu përgjigjur pyetjes së parë nga një gazetare femër.

“Disa nga tekstet që morra ishin islamike të forta. Disa prej tyre ishin; Ky djalë është i etur për gjak për amerikanët, ai është i etur për këdo në qeverinë afgane. Pastaj sot ai ulet atje dhe thotë se nuk do të ketë hakmarrje”, tha ajo.

“Për vite me radhë ai ka dërguar këto deklarata gjakatare dhe tani ai papritmas është paqedashës? Është e vështirë të pajtohesh”, tha ajo më tej.