Aksident i rëndë trafiku në Polac, lëndohen shtatë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, saktësisht në fshatin Polac.
Në këtë aksident janë lënduar 7 persona. Këtë për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti
“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatsisht në segmentin rrugor në fshatin Polac,
Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kan kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.