75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Ferizajasit i sekuestrohet vetura, falsifikoi dokumentet dhe ndryshoi numrin e shasisë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një falsifikim të dokumentit, në Ferizaj.

Një qytetari nga Ferizaji i është sekuestruar makina, pasi i njëjti dyshohet se ndryshoi numrin e shasisë, transmeton IndeksOnline.

“Ferizaj 18.08.2021 – 15:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet ka bërë ndryshimin e numrit të shasisë së automjetit të tij me targa vendore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që vetura të sekuestrohet ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/

/Foto ilustrim/