Gruaja nga Skënderaj lajmëron policinë: Burri po ushtron dhunë ndaj meje…

Një grua nga Skënderaj ka njoftuar policinë gjatë ditës së djeshme për ushtrim dhune ndaj saj.
Sipas raportit të policisë së Kosovës, dyshohet se ajo është rrahur nga bashkëshorti i saj, shkruan IndeksOnline.
“DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj 17.08.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare përmes telefonit ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit per veprimet e metejme”, thuhet në raport./IndeksOnline/