75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / C E

Drita e nis me fitore, debutim ëndrrash për Ardit Tahirin

Drita e ka nisur me fitore sezonin e ri të Superligës.

Intelektualët mposhtën Feronikelin me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga Drenasi kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Kiqina në fund të pjesës së parë.

Drita u rikthye në lojë në çerekun e fundit të ndeshjes.

Dy gola të shpejtë të Tahirit në minutat 77 dhe 80 ia sollën tri pikët e parë skuadrës nga Gjilani. /IndeksOnline/