75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 22 Gusht 2021 / OSH

Publikohen pamjet kur sulmohen me laser aeroplanët në Aeroportin e Prishtinës

Mbrëmë disa aeroplan janë sulmuar me laser në aeroportin “Adem Jashari”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Driton Ujkani, zëdhënësi i trafikut ajror, transemton Indeksonline.

Ndërsa sot janë publikuar pamjet se si aeroplanët janë sulmuar nga laserët.

Nëse laseri arrin të depërtoj në kabinën e pilotit, mund ta verboj atë për një minut.

Përdorimi i tyre në Kosovë konsiderohet i pa ligjshëm. Ndërsa për kryerësit, parashikohet gjobë deri në 20 mijë euro, e dënim me burg deri në 5 vjet./Indeksonline/