Dramë në fund të ndeshjes, Levante e Bardhit nxjerr barazim me Realin

Levante dhe Real Madrid kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e javës së dytë ët La Ligas.
Me një fund dramatik, një karton të kuq dhe me gjashtë gola ishte një ndeshje shumë e bukur në “Ciutat de Valencia”.
Golat për Real Madridin i shënuan Bale në minutën e 5’ dhe dy gola nga Vinicius Junior (73’ dhe 85’).
Për Levanten realizuan Roger 46’, Camoana 57’ dhe Rober Pier 79’.
Në minutën e 87-të, portieri i Levantes u ndëshkua me të kuq derisa vendin e tij në portë e zuri Cardenas i cili e mbajti portën e paprekur.
Real Madrid është në vendin e dytë me 4 pikë derisa vetëm Atletico ka pikë të plota pas dy ndeshjeve. /IndeksOnline/