Detaje të reja për vrasjen e 18 vjeçares, rasti ka ndodhur në banesë, trupi i saj është lënë brenda emergjencës

M.O, 18-vjeçare, është privuar nga jeta ditën e djeshme në Ferizaj. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.
“A.S jeton në vendbaim të përkohëshëm në Zvicër, tabelat e veturës kanë qenë të padeshifrume. Persona janë identifikuar, njëri është arrestuar dhe personi tjetër D.K do të arrestohet shumë shpejt nga ana e policisë. Nuk kemi informacione se i njëjti ka kaluar jashtë territorit të Kosovës”.
“Nuk kemi pas të paraqitur ndonjë rast të dhunës nga ky çifti. Kanë qenë duke bashkjetuar. Asnjëherë skemi pasur ankesa nga viktima. Për momentim hetimet sapo kanë nisur, shumë shpejt do të vërtetohet gjithçka. Ka të sekustrume pasije të telefonit në banesë
“Njëri ka të dyshuarit ka qenë në paraburgim nga data 27 dhjetor 2020 dhe është liruar me 22 janar 2021 për shkak të lëndimit trupor”.
“Rasti ka ndodhur në dhomë, personat e dyshimit e kanë dërguar në spital. Është dorëzuar brenda emergjencës në spital” – përfundoi ai.