75 Mall Live Search
23:39 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Avokatja: Rreth vrasjes së 18 vjeçares duhet angazhuar Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka folur rreth rastit të rëndë të vrasjes makabre të 18-vjeçares, e cila u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt, dje.

Gashi-Bytyqi në “Edicionin Special” deklaroi se kjo ngjarje bëhet edhe më e rëndë kur i dyshuari kryesor është në arrati dhe ende nuk është arrestuar nga policia teksa vlerëson se në raste si ky duhet të angazhohet edhe Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

“Kjo ngjarje e shoh që ka shkaktuar dhimbje të madhe tek të gjithë e edhe më shumë fakti që personi që dyshohet ende nuk ka arritur të arrestohet”

“Persona që bien ndesh dy-tri herë me ligjin tregojnë se sa të rrezikshëm janë dhe ky rast është edhe më i ndjeshëm pasi i dyshuari kryesor është ende në arrati por në këtë rast duhet të angazhohet e gjithë Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Drejtësisë që me shpejtësi të arrestohet pasi duke marrë parasysh raste të tjera persona e dyshuar që kanë qenë në fillim të hetimeve në arrati nuk kanë arritur që të arrestohen më”, thotë avokatja Gashi-Bytyqi.

Avokatja mes tjerash kërkoi që të gjitha spitalet në vend dhe qendrat e mjekësisë familjare të kenë një protokoll që në rastet si ky i 18 vjeçares të mbajnë shënime dhe të identifikohen më lehtë personat e dyshuar.

“Do të ishte mirë që të bëhet një protokoll brenda spitaleve dhe QKMF-ve që në rastet si ky të identifikohen persona që i qojnë viktimat në këso gjendje dhe pastaj të ndërmerren masat ndaj tyre”.