75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

“Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje”, Alban Mehmeti merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid

Këngëtari kosovar, Alban Mehmeti ka treguar se ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anti Covid 19.

Derisa ka sjellë një foto nga qendra e vaksinimit, ai nuk ka ngurruar të bëjë apel që të vaksinohen e mos të ankohen pastaj për masat që ndërmerr shteti.

“Vaksinohu e mos u anko pastaj për mbyllje”, shkroi ai sipër imazhit.

Kujtojmë se Albani është i martuar dhe baba i dy djemve.