75 Mall Live Search
17:55 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Arrestohen tre personat që rrëmbyen dhe rrahën një burrë në Drenas, njëri nga rrëmbyesit ishte 19 vjeç

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj tre persona në Drenas për rrahjen dhe rrëmbimin e një personi.

Viktima dje ka raportuar në polici se tre persona të dyshuar, e kishin rrëmbyer me veturë dhe e kanë dërguar në një pyll. Aty, sipas viktimës është sulmuar dhe ka pësuar lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Për të marr më shumë informacione me arrestimin e tre personave, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Hetuesit policor të Stacionit të Drenasit, pas grumbullimit të informacioneve  në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, sot kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar, lidhur me rastin e rrëmbimit që ka ndodhë dje në fshatin Negrovc të Drenasit.”

Personat e dyshuar:

-Ç. H, (mashkull), 21 vjeç,

– Sh. H(mashkull), 26 vjeç dhe

– K.K (mashkull), 19 vjeç, pas intervistimit me rekomandim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave  të rastit.

/Indeksonline/