75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Policia mbyll katër lokale të natës në Ferizaj

Policia në rajonin e Ferizajt, dje përveç 50 vërejtjeve policore, ka shqiptuar edhe 169 gjoba, ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19.

Gjithashtu janë mbyllur edhe 4 lokale të natës (muzikë live), 2 asistime Ispektorëve Sanitarë të komunës së Ferizajt dhe 2 asisitime Shërbimeve Spitalore në Ferizjaj, njofton tutje policia.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave Civid-19, sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës. Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokalëve,  sidomos atyre klubeve të  natës dhe ahengjet, që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.