75 Mall Live Search
11:40 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Zyrtare: Në ora 16:00 mblidhet Qeveria, kjo është arsyeja

Qeveria e Kosovës në ora 16:00 do të mbaj një një mbledhje.

Kjo mbledhje do të mbahet për miratimin e masave të reja anti-Covid 19, transmeton Indeksonline.

Këto pritet të jenë masat që do të miratohen:

Nga dita e hënë pritet që të kthehet ora policore nga 22:00 deri në 05:00. Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura.

Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona.

Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë./Indeksonline/