Bëhen bashkë ish-treshja e fuqishme dikur te Nisma e Limajt

Bajram Hasani, Shyqiri Bytyi e Haxhi Shala janë bërë bashkë sot në kryeqytet.
Dikur treshja e fuqishme te Nisma e Fatmir Limajt, kanë publikuar një fotografi që në shikim të parë duket se jep një mesazh prapa saj.
Në fakt, Hasani e Shala tashmë janë pozicionuar në AAK, ndërsa Bytyqi pati debutim zhgënjyes në Partinë Socialdemokrate.
Mbetet të shihet nëse “forca e bën fuqinë” dhe Bytyqi mund të jetë ish-nismëtari i tretë që mund t’i bashkohet AAK-së./Indeksonline/