75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 31 Gusht 2021 / A. M.

Bojkotohet Kurti, Asociacioni i Komunave sqarohet me anë të një komunikate!

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.

Në një komunikatë të dërguar mediave, thuhet se Bordi ka vlerësuar se tek vendim kanë ardhur duke pas parasysh disa nga veprimet e Qeverisë së Kosovës e të cilët kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë:

1. Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19.

2. Mos lejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal.

3. Mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave.

Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat.

Poashtu Bordi vlerëson se kjo është edhe mungesë e konsultimit paraprakë për organizimin e takimeve të tilla serioze me kryetarët e Komunave.